Mogherini: Ndihem keq kur jam në Prishtinë, e nuk mund ta quaj Kosovën shtet

Delegacioni për dialog i kryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Famir Limaj sot janë takuar me Federica Mogherini, përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian.

Mogherini i ka thënë dekelgacionit kosovar se ekziston një klimë në Kosovë dhe Serbi për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“…se a do të merreni vesh apo jo, kjo varet nga ju”, ka thënë Mogherini gjatë takimit, fjalë këto që i ka përcjell Shpend Ahmeti në Info Magazine, përcjell lajmi.net.

“Ne e kemi dëshirën që t’ju ndërmjetësojmë, por nuk ju përzihemi se për çka merreni vesh”.

Madje diplomatja e BE-së ka thënë se mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjasin pafundësisht.

“Mogherini sot tha: unë e kam shumë mërzi kur vij në Prishtinë dhe nuk mund të them ky shtet – e kam problem pasi unë përfaqësojë 28 shtete dhe pesë shtete ende nuk e kanë njohur Kosovën – kjo është e qartë se nuk mund të zgjasë kështu tërë kohën”, tregon kështu Ahmeti momente nga takimi me Mogherinin. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë