Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pak para skadimit tё mandatit tё saj – tё cilin e kishte tё mbushur me turbulenca e dёshtime, sidomos në raport me Ballkanin Perëndimor, do të organizojë një takim joformal me liderët e Ballkanit Perendimor gjatë javës së ardhshme në Bruksel, raporton Kabllogrami
Në takimin e 19 dhjetorit, do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm, ka njoftuar Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian.
“Në vitin 2018 është konfirmuar perspektiva e qartë evropiane, e bazuar në meritat dhe rezultatet, për të gjithë partnerët në Ballkanin Perendimor” thuhet në njoftim.
Komisioni Evropian, në shkurt, miratoi strategjinë për Ballkanin Perendimor, ndërkaq në samitin me BE-në në Sofje, në muajin maj, u mblodhën gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perendimor, për herë të parë pas 15 vjetëve.
Në takimin e 19 dhjetorit thuhet se do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn. /©Kabllogrami/