Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot me shumicë prej dy të tretave kanë miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat kanë dalur sipas marrëveshjes me Greqinë.
Ndryshimet kushtetuese në fazën përfundimtare u mbështetën nga 81 deputetë, aq edhe sa ishin të pranishëm në sallë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Deputetët e opozitës maqedonase OBRM-PDUKM, nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese, të cilët kanë thënë se nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së vendit.
Ndryshe, pas miratimit të nevojës për ndryshimin e Kushtetutës, amendamente kanë dorëzuar edhe partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, propozimet e të cilave u pranuan nga qeveria.
Sipas ndryshimeve kushtetuese, emri i ri i shtetit prej tash e tutje do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut. /©Kabllogrami/