Ministri i Tregtisë dhe Industrisë: Thaçi s’mund të japë premtim për heqjen e taksës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të jap premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo presidenti.

Në një përgjigje me shkrim për The Washington Post, të premten, Thaçi tha se është “i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse një rrugë e qartë për të vazhduar drejt arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare të Paqes me Serbinë është e hapur për Kosovën”.

Shala për Kallxo.com, theksoi se përderisa nuk eliminohen arsyet pse kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë një hap të tillë, kjo taksë nuk do të largohet.

“Përderisa ekzistojnë arsyet të cilat neve si Qeveri e Republikës së Kosovës na kanë shty me vendosë këtë taksë, do të thotë arsyet të cilat unë i kam prezantuar, kur e kam propozuar vendimin për këtë taksë, atëherë asnjëherë kjo taksë nuk do të eliminohet”, ka deklaruar ministri Shala. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë