Ministri i Jashtёm me ngulm i paska kërkuar BE-së ta penalizojë Serbinë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli në njё postim nё Facebook ka shkruar se nё takimin e MSA në Bruksel, ka potencuar me ngulm se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kundër Republikës së Kosovës, pёrcjell Kabllogrami

Ai ka shkruar në Facebook se ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës, dhe se me ngulm ka kёrkuar qё tё penalizohet Serbia, transmeton Kabllogrami.

“Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kundër Republikës së Kosovës. Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm “, ka shkruar Pacolli në Facebook. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë