Ende ka kohë që të gjendet një zgjidhjeje të ngërçit të tërheqjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Kështu ka deklaruar këtë të martë në Japoni, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, shkruan Reuters.
“Nga pikëpamja politike, ende ka kohë”, ka thënë Merkel në Konferencën Ekonomike të Tokios.
“Por për këtë është me rëndësi që të dihet saktësisht parashikimi i britanikëve në kuptimin e marrëdhënies së ardhshme me Bashkimin Evropian”, transmeton Klan Kosova.
Marrëveshja e Brexit ishte hedhur poshtë nga parlamenti britanik muajin e kaluar dhe Kryeministrja Theresa May është duke provuar që ta bindë BE-në që të pranojë ndryshimet e marrëveshjes para 29 marsit që është edhe afati i fundit i shkëputjes. /©Kabllogrami/