Kryeministri Haradinaj e impozoi taksën me vonesë por me shumë të drejtë, kjo pati jehonë, efekt dhe e ngriti rejtingun e tij bashkë me kembëngulsinë e tij per mosprekje të kufijve. Mirëpo në diplomaci vazhdimisht duhet fleksibilitet.
Tarifa e dha provimin dhe nga ky efekt pozitiv është koha që politikanët tanë të shfrytëzojnë momentumin diplomatik. Pezullimi është shprehja adekuate që do të duhej të përdorej për disa arsye: (1) se mundesh t’a impozosh tarifën sërish; (2) të shpëtosh veten nga togfjalshi/lapsusi se s’do t’ë hiqet taksa pa njohje; (3) sepse tarifa po shëndrrohet në kontrabandë dhe (4) të degjosh dhe nderosh aleatët, posaçërisht Amerikën, që për këtë rast pa të drejtë e thonë se tarifa është pengesë për dialog.
Pardoksalisht, dy krerët e shtetit tonë, njëri me hile, mundohet që të fitojë poena të ndërkombëtarët duke u treguar bashkëpunues, e tjetri në emër të principit dhe inatit u thotë jo aleatëve, pa i perfillur ata dhe njëkohësish pa ia ditur hallin vetëvetes. Nga kjo kakofoni zërash e veprimesh të pushtetarëve kurrësesi të këndellet LDK-ja që është konsideruar si elita politike e vendit.
Lind pyetja, a është kjo nje taktikë meskine e HTH që në të njejtën kohë lanson dy çështje, që s’do të duhej të ishin të komplikuara nëse do të kishte dakordim të dy krerëve të shtetit, pra është fjala për tarifë dhe korigjim kufiri. Njëri s’pajtohet që të ndodhin të dyja e tjetri dëshiron qe të ndodhin të dyja. Këtë grindje fatale dhe të dëmshme për shtetin do të duhej t’i arbitronte LDK-ja me LVV-në që aktualisht janë në opozitë, që si dy forca relevante politike do të duhej t’i pensiononin dy protagonistët kryesorë të politikës shtetërore që e kanë shtyer shtetin buzë greminës. A kanë forcë reale t’a bëjnë një ndryshim të tillë partitë opozitare, apo do t’a rrëzojë HTH, edhe këtë kryeministër.
.
Partite politike që e ndanë pushtetin pas pavarësie e kanë katandisur shtetin në çdo fushë, duke krijuar një imazh të errët, ku lulëzoi korrupsioni dhe krimi i organizuar. Ndër politikanët më meritor për këtë gjendje është kryetari i sotëm dhe kryeministri i djeshëm, zoti HTH. Ai madje ka kurajo, që krye në vete, me akterë të dyshimtë të ketë punuar me vite, dhe tani del haptas publikisht se është për korrigjim kufinjsh. Bile pa fije turpi ai shkon edhe më larg duke e involvuar edhe Rusinë në këtë çështje e që është në kundërshtim me politikat e BE-së dhe SHBA-së. Ditët e fundit Presidenti lanson edhe rrenën e radhës se gjoja edhe presidenti Rugova paska kërkuar këmbim teritoresh, një e pavërtetë pa asnjë fakt sepse faktet flasin ndryshe.
Kryeministri Haradinaj e impozoi taksën me vonesë por me shumë të drejtë, kjo pati jehonë, efekt dhe e ngriti rejtingut e tij bashkë me kembëngulsinë e tij per mosprekje kufinjsh. Mirëpo në diplomaci vazhdimisht duhet fleksibilitet. Të thuhet se Ramushi nuk i han fjalët kjo nuk qëndron, sepse ai i ndërroi fjalët me Çakorrin, aty kur askush s’ka prit dhe po të krahasosh Tarifën me Çakorrin për nga rëndesia këta janë si nata me ditën. Te thuash se Ramushi është trim, kjo qëndron bile mund të thuash edhe kryetrim, të thuash se Ramushi sakrifikon për atdheun, këtu ka prova të pamohueshme, për sakrifica individuale dhe familjare dhe mund të radhitet menjehere pas familjes së Adem Jasharit.
A është Ramushi kryeministër efektiv, kjo është vështirë të thuhet sepse në qeverinë e tij bëjnë pjesë shumë parti që në të kaluarën kanë qenë të korruptuara dhe joefektive. A është Ramushi kryeministër legjitim edhe kjo s’mund të thuhet me gojën plotë sepse ai përfaqëson vetëm 8% të votës së qytetarit. Tani, me të gjitha këto të mira dhe të zeza të kryeministrit, kur sytë tanë dhe të bashkësisë ndërkombëtare janë kthyer nga ai, si do të veproj, a do të fitojë kryeneçësia e tij apo dinakëria e HTH që përherë ka qenë dy hapa përpara rivalëve të tij, apo të dy komandantët do të detyrohen të ikin nga poltika sepse për 20 vite vetëm kanë marrë nga politika dhe s’kanë dhënë asgjë fare për vendin.
Injoranca e Ramushit për tarifën është e barabartë me injorancën e HTH për kufinjtë kur të dy liderët tanë kryesor të shtetit mbrojnë me këmbëngulësi parimet e tyre; njeri kryeneçësinë e tij dhe tjetri dinakërine e tij dhe qëndrojnë në pozicione diametralisht të kundërta dhe të palëvizura. Ramushi, fatkeqësisht, nuk i merr si serioze letrat e Washingtonit dhe këshillën e Ambasadorit amerikan në Prishtinë. Ky me injorancë vazhdon t’u përgjigjet zërave kritik; gjoja se ne jemi me Amerikën e Amerika me ne, por që në realitet ndodh diçka e palakmueshme; Gjenerali Orr nuk shkoi në Kosovë, refuzim vize për kryeministrin e kjo është shumë serioze dhe neve asnjëherë s’na duhet një lider që ka sanksione nga Amerika, sanksionim të programeve të trajnimit të FSK-së, anulimi i programit në Qendrën “Marshal”.
Çfarë kuptimi ka kjo, kur në njerën anë shpall ushtrinë dhe në anën tjetër ua mohon kadetëve trajnimet pa pagesë në qendrat më të mira botërore të akademive ushtarake. Nëse kryeministri dhe Presidenti vazhdojnë të këmbëngulin në inatet e tyre, opozita duhet të vijë në shprehje me një zgjedhje urgjente nëse e kanë një të tillë.
Shënim: Ramazan Bekteshi është një veprimtar i shquar për mëse tri dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me lidhje të afërta në politikë-bërjen amerikane në nivelet më të larta, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare në përgjithësi, në veçanti për çështjen e Kosovës, që kulmoi me çlirimin dhe bërjen shtet të Kosovës me ndihmën vendimtare të SHBA-së. ©Kabllogrami.com