Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq në intervistën e Vitit të Ri për “Kurir” tregon sesi po i mashtron vendet afrikane se është pasardhës i Titos për t’i bindur kundër Kosovës. Derisa e vёrteta ёshtё krejt e kundёrt: ishte pikёrisht politika hegjemoniste serbe nё krye me akademinё serbe qё krijoi Millosheviqin e Daçiqin tё cilёt shkatёrruan krejt trashёgiminё e Titos, shkruan Kabllogrami
Ai pretendon se është kryetari i partisë së Titos dhe këtë e përdor si “xhoker” gjatë lobimit në vendet afrikane kundër njohjes (tërheqjes) së pavarësisë së Kosovës.
“Në Afrikë, kulti i Titos është ende shumë i njohur. Kur shkoj atje, gjëja e parë që them është se unë jam në krye të partisë që themeloi Tito. Unë mbaj me vete fotot e Titos dhe presidentëve të tyre nga ajo kohë që janë takuar me Titon. Kur them që unë jam kryetari i partisë së Titos, ata menjëherë fillojnë të përloten dhe të më përqafojnë.
Ne nuk e kuptojmë se Jugosllavia ishte brendi më i madh që kishim. Pas shumë vitesh të vdekjes së Titos, dita e Afrikës është 25 Maji sikurse si Dita e Rinisë këtu, shprehet Daçiq, pёrcjell ‘zёri’. Në atë kohë, Hajle Selassie planifikoi takimin e parë të organizatës të vendeve afrikane më 25 maj në Addis Abeba për nder të Titos. Në Egjipt ju dërgojnë dhe ju tregojnë televizionin e hapur nga Tito. Hotel Hiltonin në Kajro e hapi Tito … Ftesën e parë ndërkombëtare presidenti i Kenisë i kishte dërguar Titos…”, vazhdon Daçiq me broçkullat e tij. /©Kabllogrami/