Man Utd thotë se pandemia u ka kushtuar atyre 28 milion funte deri më tani

Klubi më i madh anglez Manchester United thotë se pandemia koronavirus u ka kushtuar atyre një shumë prej 28 milion funte dhe presin që shifra përfundimtare të jetë shumë më e lartë.

United zbuloi rezultatet e tremujorit të tretë deri më 31 mars të enjten.

Zyrtari kryesor financiar Cliff Baty tha se ata do të kthejnë prapa 20 milion funte drejta televizive transmetuesve edhe nëse sezoni i Premier League kompletohet.

Vetëm gjatë tre javëve të fundit të muajit Marsit, kur u shtyen tre ndeshje Manchester United humbi 8 milion funte.

Gjithsej 11 ndeshje të United janë shtyrë për shkak të pandemisë.

Duke folur në konferencë për shtyp virtuale pasi u publikuan rezultatet e fundit financiare, Baty shpjegoi që transmetuesit televizivë të Premier League do të merrnin 20 milion prapa nga klubi për shkak të ndryshimeve në data dhe kohëve të fillimit si rezultat i pandemisë.

Me lojërat e ndërprera – përfshirë ndeshjet në Europa League dhe FA Cup – Baty tha që të ardhurat nga sponsorizimet ishin “kontraktuar” dhe se shitjet me pakicë ishin ulur në dyqanet e klubit në Old Trafford e që ende janë të mbyllura.

Ai shtoi se të ardhurat nga dita e ndeshjes kanë “ndikuar ndjeshëm” në rritjen e borxheve, me faktin poashtu se ka gjasë reale që një pjesë e lojërave në të ardhmën do të luhen pas dyerve të mbyllura dhe pa prezencën e tifozëve.

@Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë