Majlinda arrin në finale të Grand Slamit në Duessedorf – Gjermani
Krenari e kombit, xhudistja Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Duesseldorf të Gjermanisë, duke e mposhtur në gjysmëfinale me Ippon italianen Odette Giuffrida, njofton Kabllogrami.
Në finale ajo do të përballet me mongolen Sosorbaram Ikhagvasuren.
Në duelin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ajo e mposhti jugkoreanen Bokyeong Jeong.
Kelmendi, siç e dimë, garon në garat deri në 52 kilogramë. Ndeshja finale me rivalen mongole pritet të zhvillohet rreth orës 17:30. ©Kabllogrami/