Michael Schumacher kaloi për pothuajse pesë vite në komë, pasi qё më 29 dhjetor bëhen pesë vjet nga lëndimi i tij, por që tani gjendja e tij ka ndryshuar, pёrcjell Kabllogrami
Legjenda e Formula 1 është duke u rikuperuar nga lëndimi i tmerrshëm që pësoi në alpet franceze.
Sipas mediave gjermane, Schumacher është zgjuar nga koma, ku po qëndron në vilën e tij në Gjenevë, përcjell “lajmi.net”.
Familja nuk dëshiron të jap detaje të hollësishme, por burimet brenda vilës bëjnë të ditur se ish-piloti i Ferrarit është zgjuar dhe nuk qëndron i shtirë në shtrat.
Schumacher do t’i mbush 50 vjet më 3 janar, e që pritet ta festoj me familjen e tij për herë të parë pas aksidentit tragjik. /©Kabllogrami/