LVV zbulon emrat e 50 militantëve të AAK-së dhe PDK-së që më 2018 u punësuan në Telekom

Lëvizja Vetëvendosje thotë se pushteti përmes punësimeve partiake e ka sjellur buzë shkatërrimit Telekomin e Kosovës, bën të ditur Kabllogrami.

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar emrat e më shumë se 50 militantëve partiakë të AAK-së dhe PDK-së, që u punësuan gjatë vitit 2018 në Telekomin e Kosovës, në mesin e të cilëve edhe bashkëshorti i Donika Kadaj-Bujupit dhe gruaja e deputetit Mërgim Lushtaku

 

Sipas LVV-së, ky pushtet qëllimshëm ka përdorur strategji që çuan në degradim teknik, si lidhja e kontratave të dëmshme dhe punësimet e paligjshme. Këto, sipas këtij subjekti politik, çuan në shkatërrimin e Telekomit, dhe tash po tentohet privatizimi i saj në mënyrë që të përfitojnë milionat nga ky proces.

 

Drejtuesi i komitetit për Komunikim Elektronik dhe Postar, Fatban Bunjaku dhe sekretari i Qendrës së Prishtinës, Valdrin Ahmeti në fjalët e tyre paraqitën me fotografi emrat e punësimeve të fundit arbitrare dhe partiake që po e thellojnë degradimin e këtij institucioni.

 

Telekomi i Kosovës është ndërmarrje strategjike për ekonominë dhe sigurinë e vendit. Pas luftës ndërmarrja u bë funksionale dhe fitim-prurëse.

 

“Në vitet e fundit ky regjim është angazhuar për shkatërrimin e Telekomit dhe krijimin e një krize artificiale financiare, në mënyrë që t’i krijojnë argumentet e tyre për privatizim dhe që përgjatë kësaj rruge të përfitojnë edhe vet financiarisht nga zhvatja e kësaj ndërmarrje”, ka thënë Bunjaku.

 

Vetëvendosje thotë se kriza u krijua qëllimshëm përmes degradimit teknik, kontratave të dëmshme ku ajo me Z-Mobile është vetëm maja e “Asjsbergut”. “Punësimet partiake janë skemë kriminale për të cilat do të duhej të fillonin hetimet. Ndërkohë, funksionimi i auditimit të brendshëm në këtë kompani është paralizuar. Në krye të këtij funksioni është gruaja e deputetit të PDK-së – Mërgim Lushtaku, e cila prej emërimit në dhjetor të vitit të kaluar më shumë nuk vjen në punë”, argumenton LVV-ja.

 

Aktivisti Valdrin Ahmeti tregoi të dhënat e fundit të punësimeve të militantëve partiakë të koalicionit në pushtet, dhe pasojat që po sjellin ato në keq funksionimin e Telekomit.

 

“Vetëm në vitin 2018 në Telekom janë punësuar mbi 200 persona që i bie rritje prej 8.5% e numrit të përgjithshëm të punëtorëve të kësaj kompanie. Prej këtyre 200 punëtorëve mbi 100 janë të regjistruar si agjent të shitjes në këtë kompani. Më e rënda është që gjatë vitit 2018 në bazë të publikimit të ARKEP (Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare) nr.04/2018 thuhet se gjatë vitit 2018 edhe sipas të hyrave edhe sipas përdoruesve Telekomi i Kosovës ka shënuar rënie. Tek përdoruesit nga 56% e tregut në fund të vitit 2017 në 50 % e tregu në fund të 2018-tës. Ndërsa nga të hyrat nga 55.5% e tregut në fund të vitit 2017 në 52.2% të tregut në fund të vitit 2018”, tha Valdrin Ahmeti.

 

Në përfundim të fjalës Ahmeti listoi me emra dhe fotografi lidhjet familjare e partiake të të punësuarve të vitit të fundit në Telekomin e Kosovës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë