Limaj: 24 orë nё ditё Serbia punon pёr rrënimin e shtetit të Kosovës dhe vjen këtu bën biznes e mbledh paratё tona. Kjo nuk do të lejohet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur me të rinjtë e kësaj partie nё qytetin e Prizrenit, duke u thënë se do mobilizim për të ndryshuar gjendjen në vend, raporton koha.net. “Vendit më shumë se kurrë i duhet aktivizimi i përbashkët. Vendi po izolohet dhe kontestohet nga të gjitha anët. Kjo situatë duhet të na shërbejë për mobilizim dhe këmbëngulje për ta bërë shtetin tonë”, ka thënë Limaj në Prizren.

Ai ndёr tё tjera, u ka thënë të rinjve se jashtë vendit askush nuk i pret me lule dhe se liria e Kosovës nuk ka kuptim nëse të rinjtë ikin nga vendi.

“Jo me u largu nga Kosova, hajde ta bëjmë Kosovën bashkë. Ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Sot kemi ardhur të ju themi të rinjve që nuk u shkon fakulteti të marrin zanate të drejtohen drejt Qendrave të Aftësimit Profesional, shteti do të ju mbështes në punësim. Nuk ka punë me marre, më mirë është të punojmë se sa të qëndrojmë kot. Mos e humbni rininë tuaj. Mos e çoni kohën kot, më mirë lexoni. Ju lus djem e vajza, mos rrini kot. Nëse nuk ju pëlqen pushtetin ndryshoni, por shtetin mos e shani. Kosova ka potencial dhe resurse jo për këta banore, por dyfishin me i mbajte nëse punojmë. Nëse ngritet në këmbe rinia e Kosovës jam i bindur që për pesë vite, Kosova do të jetë vendi më i zhvilluar në rajon”, ka theksuar Limaj.

Limaj ka folur edhe për vendosjen e taksës së Qeverisë prej 100 % për produktet serbe e boshnjake. Këto masa, sipas tij, janë për t’i shërbyer ekonomisë së Kosovës. Ai iu ka bëre apel zejtarëve dhe ekonomisë së Prizrenit që të mos luajnë më çmime, duke i shtrenjtuar produktet e tyre. Shteti, sipas tij, nuk do ta lejojё kёtё.

Limaj, nё fund ka thёnё se, 24 orë Serbia angazhohet pёr rrënimin e shtetit të Kosovës dhe vjen këtu bën biznes kjo nuk do të lejohet. Është momenti i fundit me u sjellë si shtet. S’ka ma prodhime të Serbisë në vend ‘Kosovë e Metohi’, ‘Prishtina’, ‘rezoluta 1244’ dhe emërtime tjera. Ka marrë fund ajo kohë. Kosova ka emër, pikë. Besoni në prodhime vendore. Besoni në shtetin tuaj”, ka përfunduar Limaj. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë