Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se përveç FSK-së, as njësia speciale e Policisë së Kosovës, ROSU, nuk mund të hyjë në veri të Kosovës, transmeton Kabllogrami
“Mund të interpretohet në forma të ndryshme, por e vërteta është se edhe ROSU-s i duhen dy kushte për të hyrë në veri – e para pëlqimi nga KFOR-i dhe e dyta pajtimi nga komuniteti serb”, ka thënë Vuçiqi.
Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur Komandantit të KFOR-it, i cili ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka nevojë për leje nga KFOR-i për të operuar në veri. /©Kabllogrami/