‘LG’ me laptopin më të hollë në botë
Panairi i teknologjisë dhe elektronikës së avancuar ‘Consumer Electronics Show (CES)’ që mbahet çdo vit në Las Vegas është vetëm disa ditë larg nisjes për këtë vit dhe reklamimet për produktet e reja, tashmë kanë filluar. LG njoftoi sot se do të plasojë në treg laptopin më të lehtë në botë të quajtur ‘LG Gram 17’ – 1 kg e 340 g, me 17inç ekran, transmeton Kabllogrami.
Laptopi peshon vetëm 1,340 gram krahasuar me laptopë të tjerë të së njëjtës klasë që peshojnë 2.000 gram ose më shumë.
Kompania pretendon se arriti të grumbulloj në një ekran 17 inç, një trup 15.6-inç të laptopit. Laptopi do të shfaqë ekranin premium Wide Quad Extended Graphics Array (WQXGA) me rezolucion 2560 x 1600 dhe një raport më të gjerë, 16:10.
Specifikat tregojnë se ekrani do të jetë i madh, për transmetimin e videove, lojrave dhe redaktimin e dokumenteve.
Ndër specifikat kryesore që sjell laptopi, janë:
– Ekrani: 17 inç WQXGA me rezolucion 2560 x 1600
– Procesori: Intel Core 8th Gen Intel Core
– Grafika: Intel UHD Graphics
– Memoria: 8 / 16GB RAM
– Magazinim i brendshëm: 256 / 512GB
– Bateria: 72Wh (rreth 19.5 orë, sipas kompanisë)
LG thotë se laptopi është projektuar me standardin e qëndrueshmërisë MIL-STD-810G, duke e bërë atë rezistent ndaj rrymës jostabile, temperaturës dhe ndaj pluhurit. /©Kabllogrami/