Është mbyllur finalja e festivalit të 57-të në RTSH, ku çmimin e parë e fitoi Jonida Maliqi me këngën ” Ktheju Tokës”, raporton Kabllogrami.
Në fjalët e para pas shpalljes fitues Jonida Maliqi u shpreh shumë e emocionuar për këtë çmim dhe nderim që i bëhet.
Në vendin e dytë u rendit Lidia Lufi, ndërsa në të tretin Eranda Libohova.
Pas këtij çmimi Jonida Maliqi fiton tё drejtёn qё të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian tё muzikёs Eurovizion qё mbahet në Tel Aviv tё Izraelit /©Kabllogrami/
Nё vijim mund tё ndiqni videon me kёngёn fituese tё festivalit: