Për Lady GaGan (32) ky ishte një vit i shkëlqyer. Pasi e fitoi Grammyn, ajo e kurorëzoi karrierën edhe me Oscarin për këngën “Shallow”, të cilën e këndoi në filmin “A Star is Born” me Bradley Cooper (44). Për shkak të “kimisë” së tyre në set, publiku filloi të spekulonte se Bradley dhe Lady GaGa janë bashkë.
Në ndërkohë fituesja e çmimit Oscar u nda nga i fejuari Christian Carina (50), ndërkohë që u shfaqën thashethemet se ajo është shtatzënë.
Këngëtarja komentoi për këtë në profilin e vet në Twitter.
“Thashetheme se jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me LG6”, – shkroi Lady GaGa, duke aluduar për këngën e re dhe albumin me po të njëjtin titull, i cili do të duhej të dilte këtë vit.
Shumë adhurues e keqkuptuan postimin e saj dhe e përgëzuan për situatën e re, ndërkohë që shumica u gëzuan për këngën e re, shkruan Koha Ditore.
“Shpresoj që së shpejti do të shpërthejë uji”, – shkruanin adhuruesit, të cilët po e presin me padurim LG6.
Ky ishte një lehtësim i madh për ata që ishin të shqetësuar për aferën e mundshme të këngëtares dhe Bradleyt, i cili është në lidhje me modelen Irina Shayk (33).
Përndryshe, fotografitë nga shtatori i vitit 2018 nga promovimi i filmit “A Star Is Born” treguan se si Bradley kishte gjurmë të buzëkuqit pranë buzëve, ndërsa pranë tij qëndronte Lady GaGa me të njëjtën ngjyrë në buzë. Derisa disa adhurues pohonin se çifti ishte puthur, të tjerët i mbrojtën me pohimin se me siguri aksidentalisht janë puthur në një pjesë të buzëve derisa kanë dashur të puthen në faqe.
“Me siguri ka pasur seks. Kjo ‘kimi’ mes tyre është e dukshme. Me kaq shumë pasion, Bradley nuk e shikon as të dashurën e tij Irina”, – ishte një nga komentet e shumta në rrjetet sociale. /©Kabllogrami/