Kuvendi i Kosovës mezi me 61 vota pro, ka miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
“58 vota në mënyrë elektronike plus 3 vota me dorë, dhe një abstenim. Do të thotë me 61 vota për Kuvendi ka miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtaren gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, ka thënë Veseli.
Mbetet diskutabile çështja e tre votave me dorë, derisa të konfirmohen kush ishin ata dhe a ishin prezent në sallën e Kuvendit kur u votua platforma në fjalë. Shpresojmë që sqarimi të jetë kredibil.
Përndryshe, Kuvendi i Kosovës e ka vënë tri herë në votim Platformën për Dialogun. Në të tri votimet Platforma nuk nuk mund t’i bënte 61 vota.
Pas kësaj ka reaguar Dardan Molliqaj nga PSD, i cili tha se nëse nuk janë 61 vota për, ai dhe partia e tij nuk do të marrin pjesë në votim.
Më pas, për t’i dhënë vulën këtij cirkusi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar 15 minuta pushim, duke thirrë deputetët që të votojnë.
“Marrim 15 minuta pushim, deri sa të bëhen 61 vota. Unë do ta qes në votim deri sa të bëhen këto vota”, ka thënë Veseli. /©Kabllogrami/