Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer pritet të jetë në krye të “misionit të paqes” ndërmjet Serbisë e Kosovës . Ai po ashtu pritet ta ketë njërin nga rolet kryesore në bisedimet e ardhshme ndërmjet dy palëve. Kështu ka shkruar sot gazeta e Beogradit ‘Danas’ duke u thirrur, siç thotë, në burime perëndimore.
Kjo gazetё shton se ende nuk është caktuar negociatori kryesor i i SHBA-së në fazën vijuese të negociatave, e cila, siç thuhet, do të jetë përfundimtare kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, porse njërin nga rolet kryesore gjithsesi se do ta ketë Palmeri i pranishëm qe më shumë se dy decenie në Ballkanin Perëndimor.
Kjo gazetë përkujton, transmeon Koha.net, edhe deklaratën e Palmerit kur në Beograd kishte thënë se lidhur me Kosovën nuk ka “çek blanko dhe as vija të kuqe” dhe se marrëveshja e Serbisë me Kosovën duhet të arrihet sa më shpejt. /©Kabllogrami/