Kuriozitet: Takohen liderët e dy shteteve, më i moshuari dhe më i riu në botë

Takimi mes kryeministrit të Malajzisë, Mahathir Mohamad dhe kancelarit austriak Sebastian Kurz ka shënuar historinë si takimi midis udhëheqësit më të moshuar dhe më të ri në botë.

Tun Dr Mahathir, 93-vjeç, ndodhej në një turne tre ditor në Vjenë, udhëtimi i tij i parë që nga vizita në fundit në vitin 1985, transmeton oranews.

Ndërsa Kurz, vetëm 32-vjeç, është kreu më i ri në botë.

Mahathir tha se mirëpret më shumë investime nga Austria përveç forcimit të marrëdhënieve dypalëshe me vendin e Bashkimit Evropian. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë