“Kur sunduesit grinden” vepra mё e re e Kadaresё
Ky libër thuhet se është një ese e gjatë rreth misterit të telefonimit Pastërnak-Stalin
“Kur sunduesit grinden” është libri më i ri i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili sot ka dalë në librari nga shtёpia botuese Onufri, derisa shkrimtari i shquar shqiptar ka qenё vetë i pranishëm sot në Panairin e 21 të Librit qё po mbahet nё Tiranё, për të nënshkruar autografe për lexuesin.
Biseda e menduar që është realizuar në vitin 1934 ka qenë gjithnjë e rrethuar me mister. Pritet që ky libër të jetë ndër më të shiturit e Panairit, pёr faktin se lexuesit me padurim kanё pritur pёr njё ‘perlё’ tё re nga Kadare. A do tё jetё edhe kjo vepёr njё ‘perlё’, s’po ngutemi pёr epitete pa e lexuar , por me padurim presim ta lexojmё, e me shpresё tё madhe edhe ta shijojmё. /©kabllogrami/