Kur erdhi dhe kur iku turku!

Ka disa ditë që një postim në rrjetin social Facebook ka ngjallur reagime dhe interesim të atyre që e duan historinë e vërtetë, q ë e duan popullin e vet, dhe që njëherit janë të apasionuar dhe shumë aktiv në rrjetet sociale. Postimi i shkrimit në fjalë është lëshuar nga një faqe e të rinjëve që quhet “Fun is not fun”, dhe për autor mban Dorian.H.

Më tepër nuk dimë rreth këtij postimi që shoqërohet po ashtu me një fotografi impresive. Porse për shkak të pëlqimeve të shumta dhe interesimit të madh që ka ngjallur, ne po e sjellim për lexuesit tanë të plotë dhe pa ndërhyrje redaksionale.

Pastaj secili e vlerëson vet se sa ka pasur të drejtë autori i saj:

“Ne fund kur iku turku na la keshtu si ne kete foto . Sa bukur eshte e pershkruar me poshte

Çfar kishim para pushtimit turk?

– Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Që të krijoni idenë: Gjermania e ka hapur universitetin e parë, 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).

– Kishim 6 qytete plotësisht të zhvilluara po aq sa Firence, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durrësi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza).

– Kishim klasën tonë aristokratike me 8 familje bujarësh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotët, Arianitët, Zebenishtët, Shpatajt dhe Dukagjinët) të lidhura në martesë deri edhe me Habsburg-ët dhe Bourbon-ët.

– Kishim filozofët tanë humanistë, qe me idete e tyre gjeniale, ishin këshilltarë të familjeve perandorake në Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazhuli, Pal Ëngjëlli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku)

– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci ndërkohë që Amerika p. sh. qeverisej nga Indianët Cheroki apo fiset Azteke që pinin ende gjak njeriu dhe jetonin si kanibalë.

– Në Durrës, intelektualizmi ishte aq i lartë, sa kemi të dokumentuar në shekullin e XII për herë të parë notën e protestës së një Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Kostandinopojës, kundra skllavërisë, 300 vjet përpara se në Europë të fillonte si debat.

– Në Durrës bëhej tregti deri edhe me Tunizinë, Ukrainën dhe me Francën, që në shek. V-VII. Ndërkohë që p. sh. vendet skandinave jetonin ende duke adhuruar pemën apo malin.

– Kisha e Shqipërisë kishte nxjerrë Kardinal (dhe kardinal nuk ishte gjë e vogël atëherë).

Çfarë ndodhi më pas?
Asgjë! Thjesht erdhi turku.

-Dorian.H. ”

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë