Qytetarët e Republikës së Kosovës janë mё tё izoluarit nё Evropё dhe të vetmit në rajon që nuk mund të lëvizin lirshёm në Zonën Schengen. Dhe kjo s’pritet tё ndryshojё mbase deri nё vitin 2020 sipas zyrtarёve tё Bashkimit Evropian, raporton Kabllogrami.
Megjithatё, qytetarët e Kosovës mund tё udhёtojnё pa viza nё disa shtete tё botёs sё tretё, nё Orient, nё Afrikё, nё ndonjё vend amerikano – latin, apo nё ndonjё ishull tё Oqeanit Paqёsor.
Më poshtë mund tё gjeni shtetet ku qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza. Duket tё jenё 48 shtete tё tilla. Pёr 14 shtete nuk nevojiten fare vizat, gjerёsa 34 shtete lёshojnё viza pёr kosovarёt nё arritje tё atyre shteteve pёr t’i lёnё tё hyjnё nё territorin e tyre. /©Kabllogrami/