Ku është Hashim Thaçi: Ka 10 ditë që mungon dhe s’dihet ku është!
Vendndodhja e presidentit Thaçi vazhdon të mbetet e fshehtë. Por, në një përgjigje me shkrim, Zyra e Presidentit ka thënë se presidenti ndodhet në pushime dimërore.
Ka më shumë se 10 ditë qëkur presidenti Hashim Thaçi nuk është shfaqur në publik. Për dallim kur thuajse çdo ditë mbante konferencë për media, ditëve të fundit, presidenti, qëndrimet e tij për tema të ndryshme i ka bërë përmes Facebookut.
Presidenti nuk ka marrë pjesë as në takimin e së hënës të ekipit shtetëror për dialogun, ndonëse ishte i ftuar, raporton televizioni KTV.
Ndërkaq, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se presidenti Thaçi ka hyrë në lojë të rrezikshme me idenë e tij për korrigjim të kufijve.
Tahiri ka pohuar se nëse presidenti Thaçi pajtohet që me Serbinë dialogu të mbyllet me këmbim territoresh, kjo do t’i bënte favor Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqit e Vladimir Putinit.
Presidenti Thaçi është kritikuar në vazhdimësi se ka zhvilluar takime dhe biseda të fshehta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Së fundi, Thaçi kishte zhvilluar një takim të paparalajmëruar diplomatik me ambasadorin e SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, të cilit i kishte premtuar heqje të taksës 100% ndaj mallrave serbe. /©Kabllogrami/