Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit të sotëm me sekretarin e shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin ka deklaruar se ai ka kërkuar njohjen nga Selia e Shenjtë.
Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri Haradinaj ka thënë se kjo vizitë është përkushtim për avancim të marrëdhënieve me shtetin e Vatikanit.
“Takim i ngrohtë me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
I nderuar me vizitën e Eminencës së Tij që po i bënë Kosovës, një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetin e Vatikanit.
Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar kryeministri. /©Kabllogrami/