Kroacia ka fituar edicionin 2018 të Davis Cup, turneu i kombëtareve për meshkuj në sportin e tenisit, duke mundur 3-1 në finale Francën, kampione në fuqi. Ndeshjet finale të këtij edicioni u luajtën dje në Lilë të Francës (fushat me dhè), aty ku ballkanasit u treguan më të saktë dhe e merituan fitoren, transmeton Kabllogrami
Tenisti kroat Marin Cilic ishte vendimtar në këto finale, duke korrur dy nga tri fitoret e arritura nga kombëtarja e tij, më e fundit sot, kur mundi 3-0 (7-6, 6-3, 6-3) francezin Lucas Pouille. Ky ishte edicioni i fundit i këtij turneu me këtë format, që nis në mars e përfundon në nëntor.
Nga viti i ardhshëm, ky turne do të ketë një format tjetër ku i tёri do të zhvillohet brenda dy javësh, në fund të sezonit. Në përbërje të ekipit kroat që fitoi këtë edicion të Davis Cup, bashkë me Marin Cilic ishin edhe Borna Coric, Franko Skugor, Mate Pavic dhe Ivan Dodig. /©kabllogrami/