Krimineli Marko Gjuriq kërcënon të gjithë serbët nga Kosova që nuk janë me ‘Listën Serbe’
Një parti e serbëve të Kosovës e quajtur ‘Lëvizja e Qytetarëve të Lirë’, ka akuzuar direkt kryetarin e Serbisë, Vuҫiq dhe zyrtarët e partisë së tij, siҫ është rasti me të ashtuquajturin drejtor Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin, i cili “sërish po u vizaton shënjestra kandidatëve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke u thënë se të gjithë ata që kandidojnë, përveç atyre të Listës Serbe, janë njerëz që punojnë për interesa të shqiptarëve dhe shkatërrojnë unitetin e serbëve në Kosovë”, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta, e cila përcjell TV N!.
“Po kjo retorikë është përdorur edhe në zgjedhjet e kaluara ndaj Oliver Ivanoviqit ndërkohë të vrarë, të cilin e pati quajtur “Serb të Haradinjat”, ndërsa më vonë Lista Serbe hyri në qeveri po me atë Ramush Haradinaj”, rikujtoi Lëvizja e Qytetarëve të lirë, transmeton Koha. net.
Kjo Lëvizje ka thënë se Serbia do të duhej që serbëve në Kosovë t’iu lejojë të deklarohen vetë pa presion që do t’u japin njerëzve besimin që në emër të tyre të marrin pjesë në institucionet e Kosovës.
Më herët krimineli Gjuriq i kishte thënë servisit publik, RTS-së, se do të jetë me rëndësi të madhe që serbët të dalin në zgjedhjet e Kosovës, të jenë unikë dhe të votojnë për Listën Serbe. /©Kabllogrami/