Kosova pёson nga Rumania
Kosova ka pësuar humbje si mysafire nga Rumania vendase, në kuadër të Grupit B parakualifikues për EuroBasketin 2021, nё ndeshjen qё u zhvillua mbrёmё nё qytetin Oradea tё Rumanisё, transmetom Kabllogrami
Rezultati final nё këtë përballje ishte 88:83 pёr nikoqirёt.
Formë të lartë në këtë sfidë pati Lis Shoshi që shënoi 29 pikë, e pati 18 kërcime. Kurse u ndihmua nga Gëzim Morina dhe Dardan Berisha që shënuan nga 22, respektivisht 24 pikë.
Morina pati pesë kërcime e nje asistim, kurse Berisha 4 kërcime e po aq asistime.
Rezultati sipas periudhave ishte ky: Në periudhën e parë Kosova fitoi 14:17, ndërsa në të dytën rezultati ishte 21:18 në të mirë të rumunëve. Pra, pjesa e parë si tёrёsi përfundoi me rezultat të barabartë 35:35.
Qereku i tretё ishte vendimtar sa i pёrket rezultatit, pasi pёrfundoi 24:18 nё tё mirё tё Rumunёve, derisa qereku i fundit pёrfundoi 29:30 nё tё mirё tё Kosovёs, qё nuk ishte i mjaftueshёm pёr ta rikuperuar hendekun e qerekut tё tretё dhe pёr ta fituar lojёn nё tёrёsi.
Ndeshja i takon Grupit B parakualifikues, të cilit i prinё Maqedonia me katër pikë pas fitoreve ndaj Kosovës e Rumanisë, derisa Rumania ёshtё nё vendin e dytё pas fitores ndaj Kosovёs, dhe Kosova gjendet nё vendin e tretё, pra nё fund tё tabelёs. /©kabllogrami/