Kosova e vendosur për taksën prej 10% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja
Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim, i cili mbron interesat e prodhuesve vendorë. Ekzekutivi ka miratuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që t’i vendoset masa prej 10 për qind dy shteteve, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, raporton Kabllogrami
Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se institucionet përkatëse, të nisin zbatimin e menjëhershëm të këtij vendimi.
“MTI propozon që të futet masa e importit e të gjitha produkteve të Republikës së Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe masa 10 për qind për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, duke përjashtuar produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në këto dy shtete…”, ka deklaruar ministri i MTI-së, Endrit Shala.
Kjo taksë është kundërpërgjigje ndaj fushatës së ndyrë të shtetit serb kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, ka thënë zv/kryeministri Enver Hoxhaj.
Ndërsa pas reagimeve serbe, por edhe reagimeve jo parimore nga Bashkimi Evropian kundër rritjes së taksës prej 10 për qind, ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se taksa prej 10 për qind e vendosur për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina edhe mund të rritet. Haradinaj këto komente i bëri pas takimit me Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /©kabllogrami.com/