Vlerësohet se nëse garat nuk arrinë përfundimin e tyre, shifra do të rritet në më shumë se 8 miliardë euro, raporton BBC.
Bundesliga gjermane rifilloi më 16 maj ndërsa Premier League po synon të rifillojë më 12 qershor.
Shumat e larta të humbjeve tregojnë pse kaq shumë kohë po kalohet në planet për të përfunduar të gjitha garat – dhe të fillohet me sezonin e ardhshëm, përfshirë vështirësinë logjistike të organizimit të 203 ndeshjeve kualifikuese me dy gjiro, që përfshinë gjithë 55 vendet e Uefa, që do të përfundojnë para mesit të tetor.
Përkundër spekulimeve të ndryshme, BBC Sport e kupton që për arsye sportive, politike dhe financiare, Uefa është e angazhuar të vazhdojë sa më parë në përfshirjen e garave të veta dhe vetëm se do të shtynte fillimin e tyre si zgjidhjen e fundit.
Sidoqoftë, mund të bëhen rregullime, përfshirë mundësinë e zhvillimit të një ndeshje të vetme e jo dy si deri tani dhe kualifikimit rajonal, nëse i gjithë procesi do të përfundojë në kohë.
Kokëçarje logjistike ekzistojnë edhe në kalendarin e futbollit ndërkombëtar.
Plani i Uefa për të normalizuar situatën është që të organizojë dritare kohore për ndeshjet ndërkombëtare në Tetor dhe Nëntor. Sidoqoftë, përderisa kjo mund të funksionojë në Evropë, do të ishte e vështirë të zbatohej në federata të tjera duke pasur parasysh numrin e lojtarëve kryesorë që kanë nevojë për të bërë udhëtime të gjata për në ‘shtëpi’.
Një nga pengesat kryesore për fillimin e garave ndërkombëtare 2020-21 janë protokollet mjekësore.
Tim Meyer, i cili është në krye të komitetit mjekësor të Uefa, është gjithashtu përgjegjës për protokollet e paraqitura nga Bundesliga në lidhje me rikthimin e ligës që ndodhi këtë fundjavë.
28 klube nga 12 vende që janë ende në këtë sezon të Champions League dhe Europa League duhet të jenë në gjendje t’i përmbahen të njëjtave protokolle.
Është vërejtur poashtu se buxhetet e shumë klubeve të përfshira janë ulur nga ato të zakonshme edhe në ligat e mesatare.
@Kabllogrami