Kloppi dhe Guardiola me lojëra fjalësh para derbit anglez

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit që luhet nesër (e enjte) me fillim prej orës 21:00, llogaritet të jetë më e rëndësishmja e këtij sezoni në Premier Ligë, por Pep Guardiola dhe Jurgen Kloppi kanë qenë shumë të zënë duke thurur ‘lavde’ për njëri-tjetrin, një ditë para derbit që zhvillohet në Manchester.

Dy menaxherët që po e sfidojnë njëri-tjetrin për titull, kanë mbajtur në kohë të njëjtë konferencat për shtyp. Madje, kanë folur gati njëjtë për përparësitë e ekipeve.

“Duhet të jemi sa më të mirë që të jetë e mundur, të jemi të guximshëm, të kemi dëshirë, të kemi inat, por me dijen se ata janë ekipi më i mirë në botë”, ka thënë Klopp.

“Ky është 100 % mendimi im. Mënyra se si luajnë, çfarë kanë arritur, çfarë do të arrijnë. Nuk ka ndryshuar asgjë, vetëm pikët. Është ekip i fuqishëm me menaxher të mrekullueshëm dhe kjo është e tëra”, ka shtuar trajneri gjerman.

Në Manchester, ish-trajneri i Bayenit dhe Barcelonës, Guardiola, ka theksuar se është e rëndësishme fitorja që do të afronte Cityn me Liverpoolin nё tabelё, pёrcjell koha.net.

“E kam një ndjenjë që kjo është mundësi për ne që të afrohemi me pikë, por përqendrimi është i njëjtë”, ka thënë Guardila.

“Të gjithë po pyesin se çfarë do të bëjmë nëse humbin, por ne do të tentojmë të luajmë lojën tonë dhe të fitojmë”, ka shtuar spanjolli.

“Për momentin Liverpooli është ekipi më i mirë në Europë për mënyrën se si luajnë dhe kontrollojnë detajet. Është sfidë e mirë për ne”, ka thënë veç të tjerash Guardiola. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë