Kina u ka kërkuar SHBA-ve që të ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër koronavirusit, pas kritikave të përsëritura nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump.
Ministria kineze e jashtme tha që të dy qeveritë duhet të “luftojnë virusin së bashku”, por shtoi se kjo do të kërkonte që SHBA-të “të dëshirojnë të punojnë me ne për këtë”.
Të enjten Presidenti Donald Trump kërcënoi të “ndërpresë tërë marrëdhënien” me Kinën, pasi ai vazhdoi të akuzojë Pekinin që nuk bëri sa duhet për të ndaluar përhapjen e virusit.
Marrëdhëniet midis dy vendeve mund të përkeqësohen më tej pasi Senati amerikan miratoi një projekt-ligj që kërkonte që Pekini të ndëshkohej për abuzimet e të drejtave të njeriut në Xinjiang. Deri në një milion Uighurs muslimanë janë dërguar në “kampe të riedukimit” në këtë provincë.
@Kabllogrami