Me kërkesë të Rusisё e nxitur nga Serbia, Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot do të diskutojë për formimin e Ushtrisë së Kosovës, njofton Kabllogrami.
Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kërkesë të Rusisё dhe Serbisë do të diskutojë sot për formimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Kabllogrami.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq do të flasin në këtë seancë, e cila pritet të fillojë në ora 21.00, sipas kohёs sonё lokale.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje para nisjes për në Nju Jork deklaroi se pavarësisht diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transformimi i FSK-së në ushtri është proces i pakthyeshëm dhe se ushtria e Kosovёs ёshtё multietnike.
“Nëse Serbia është e shqetësuar nga krijimi i ushtrisë sonë, serbët e Kosovës ndihen të sigurt”, tha Thaçi.
Ai tha se duke formuar ushtrinë dhe duke arritur një konsensus të gjerë politik dhe civil mbi dialogun me Serbinë, Kosova kishte arritur “sukses të jashtëzakonshëm” në ditët e fundit.
Në anën tjetër Serbia sipas propagandёs sё tyre tashmё tё njohur, gjen justifikime pёr zhurmё, duke këmbëngulur që themelimi i Ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244. /©Kabllogrami/