Parlamenti kanadez ka njoftuar planet për të shtuar popullsinë me më shumë se një milion banorë të përhershëm në tre vitet e ardhshme, shkruan CNN, përcjell Kabllogrami.
Sipas raportimit të CNN, Kanadaja mirëpriti më shumë se 286,000 banorë të përhershëm në vitin 2017 dhe për vitin 2018 regjistroi 350,000 banorë të përhershëm.
Por këto shifra nuk janë të vetmet, pasi ky vend pritet që gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 të mirëpres rreth 360,000 të tjerë për vjë vit, ndërsa në vitin 2021 edhe 370,000 të tjerë, përcjell Kabllogrami.
“Duke falënderuar të sapoardhurit të cilët i kemi mirëpritur gjatë historisë sonë, Kanadaja është zhvilluar në një vend të fortë dhe të gjallë që të gjithë ne gëzojmë”, tha Ahmed Hussen, ministër i emigracionit, refugjatëve dhe qytetarisë (IRCC) të Kanadasë.
Hussen, një emigrant nga Somalia, tha se fluksi do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së vjetër të Kanadasë dhe uljes së nivelit të lindjeve, duke rritur kështu fuqinë e saj të punës.
Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen derisa shumë vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po miratojnë politika më të kufizuara të emigracionit.
Kanadaja është e përkushtuar posaçërisht për të ofruar mbrojtje për refugjatët. /©Kabllogrami/