Kuvendi i Kosovës në orët e vona të mbrëmjes së sotme, sapo ka votuar me 61 vota për, në lexim të parë “Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë” raporton Kabllogrami.
Ndonëse ishin 91 deputetë në sallë, 30 nga ta nuk votuan fare.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka njoftuar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese “Projektligjin për detyrat e dialogut shtetëror për bisedimet me Serbinë”.
Në debatin që u zhvillua në Kuvend, Albulena si dhe deputetët tjerë të LVV-së, kanë pasur shumë vërejtje për këtë Projektligj, ndërsa ajo thënë se PSD-ja duke iu bashkuar dialogut me votat e Vetëvendosjes e ka “nxjerr Thaçin nga vetmia e madhe”, transmeton kp.
“Ata që i kanë marr votat e Vetëvendosjes, nuk kanë të drejtë me hy në pazare dhe nuk kanë të drejtë ta legjitimojnë Thaçin. Nëse duan ta legjitimojnë atë, hajde le të shkojmë në zgjedhje. Nuk ka të drejtë që askush të marrë vendime të tjera, për sa kohë është deputet me votat e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ky projektligj është skandaloz në aspektin politik, por po ashtu edhe kundërkushtetues. Në emër të grupit parlamentar, ju njoftoj se ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Albulena. /©Kabllogrami/