Kalkulime interesante para zgjedhjeve: Gafurr Dugolli e sheh fituese LVV, e PDK –në në opozitë
Partitë politike, opinionistë dhe kush jo tjetër të interesuar për zgjedhjet, kanë nisur t’i bëjnë ‘hesapet’ e tyre sa i përket garës së ardhshme zgjedhore. Disa prej tyre tashmë kanë shfaqur publikisht parapëlqimet për koalicionet e mundshme parazgjedhore, shkruan gazeta online Kabllogrami.
Kështu, ende pa u caktuar ndonjë datë zyrtare e zgjedhjeve të parakohshme partitë politike dhe opinionistë të shumtë kanë nisur t’i përpilojnë matematikat e tyre sa i përket garës së ardhshme zgjedhore. Disa prej tyre tashmë kanë shfaqur publikisht preferencat për koalicionet e mundshme parazgjedhore. Koalicioni LVV me LDK nga shumica shihen si fitues të sigurtë të zgjedhjeve, natyrisht nëse garojnë bashkë në koalicion parazgjedhor. Derisa nga PDK-ja kanë thënë se do të garojnë të vetëm, zyrtarët e AAK-së kanë bërë të ditur se PSD-në dhe Nismën Socialdemokrate i shohim si partnerë të mundshëm në koalicion para zgjedhjeve.
Veprimtari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend Gafurr Dugolli, përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka dhënë parashikimet e tij se si do të mund të shkonte ecuria e zgjedhjeve parlamentare që po vijnë si dhe renditja e tyre. Sipas tij, PDK-në edhe vet votuesit e vet nuk e shohin në qeverinë e ardhshme, pasi gjithnjë sipas tij, kjo është më se normale pas 12 viteve në pushtet.
Në vijim mund ta lexoni të plotë dhe pa ndërhyrje postimin e Gafurr Dugollit në rrjetin social Facebook:
Sipas disa matjeve te opinionit, ne zgjedhjet parlamentare qe po vijne, renditja sipas rezultatit do të jetë:
1. VV – 30%
2. LDK- 21%
3. AAK – 15%
4. PDK – 14%
5. NISMA – 7%
6. Lista serbe 5%
7. AKR – 3%
8. PSD – 2%
9. Tjerat – 3%
A do jetë perafersisht keshtu mbetet te shihet. Nje koalicion parazgjedhor VV – LDK do ta bente te sigurt qeverine e ardhshme. Nese nuk ndodh ky koalicion parazgjedhor ateher koalicion i mundshem do te ishte VV – AAK – NISMA, komunitetet (10 deputetë) zakonisht i bashkohen cilitdo koalicion. PDK, edhe nga vet votuesit e saj nuk shihet ne qeverine e ardhme, dhe kjo eshte shume normale pas mëse 12 vite te pushtetit”, ka thënë Dugolli në fund të postimit të tij. /©Kabllogrami/