Kёnaqёsia e shijes: Kek portokalli pёr pak minuta

Kuzhinierёt e mirё pёrveç pёrgaditjes me shije qё u bёjnё gatesave tё tyre, ata kanё edhe afinitetin pёr eksperimente nё gatesat e tyre dhe jo rrallё herё ushqimet qё ata pёrgadisin enkas pёr tё sjellё risi, dalin me shije tё mrekullueshme. Sot po ju sjellim njё recetё si pёrgaditet njё Kek Portokalli.

Përbërsit:

3 vezë

100 gr sheqer

1 portokall komplet i bluar

1 pluhur për pjekje

250 gr miell

Në një enë rrahim vezët së bashku me sheqerin. Më pas hedhim  portokallin që e kemi bluar dhe vajin duke i përzier mirë.

Miellin dhe pluhurin për pjekje i hedhim ngadalë në masën e lëngshme duke i trazuar. Masa duhet të arrijë një përbërje homogjene.

Masën e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe pak miell. Kekun e pjekim në temperaturën 180 gradë për rreth 40 minuta.

Pas kёsaj, keku duhet tё lihet tё ftohet dhe padyshim, do ta shijoni me kenaqёsi tё madhe. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë