Janjiq: Po punohet fshehtё për ndarjen e Kosovës sipas parimit etnik

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, deklaroi se ka informata relativisht kredibile nga burime vendëse e ndërkombëtare se po punohet aktivisht në hollësitë e ndarjes territoriale të Kosovës sipas parimit etnik dhe se negociatat për këtë po zhvillohen në rrethe shumë të ngushta dhe në fshehtësinë më të madhe, transmeton Kabllogrami

Në një intervistë dhënë të përjavshmes NIN nё Serbi, siç raporton Koha.net, Igumeni Janjiq tha se kjo po ndodh në mënyrë që të ketë disa “elemente kozmetike të mbrojtjes për pjesën tjetër të popullsisë serbe që do të mbetet në anën tjetër të kufirit si dhe për disa manastire”.

Sipas Igumenit Janjiq, “qëllimi është që Kosova të përfshihet në OKB, e pastaj nuk do të kishte pengesa për bashkimin e Prishtinës me Tiranën”, ndërsa “në fund Serbia as që do të duhej të pranonte Kosovën”.

“(Serbia – v.j) Do të kufizohej me Shqipërinë , përkatësisht do të ndodhte ajo që presidenti i Serbisë edhe vetë e kishte thënë një kohë, “kufizimi midis serbëve e shqiptarëve” ka thënë Janiq, raporton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, përdoren terminet “korrigjimi i kufijve”, “demarkacioni” dhe të ngjashme, që të gjitha me qëllim të fshehjes së qëllimeve thelbësore, transmeton Koha.net.

“Ridefinimi i kufirit vetëkuption braktisjen e rreth 80 mijë serbëve me një nivel mbrojtjeje shumë të ulët dhe të pasigurt, dhe e gjithë kjo gjoja me qëllim të integrimit në BE…”, është shprehur ndёr tё tjera, Sava Janjiq.

Ai ka thënë se druan që “ modeli atesit dhe autokratik i shoqërisë i krijuar këtu pas Luftës së Dytë Botërore përjeton vetëm ndryshimet e jashtme, por në esencë nuk ndryshon”. /©kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë