Ja pse meshkujt e martuar i tërheqin më shumë femrat
Nuk është risi që meshkujt që janë të lidhur me dikë, i tërheqin më shumë vajzat e reja që janë beqare.
Për këtë, ekspertët kanë listuar tri arsye pse ndodh një gjë e tillë:
– Çfarë ka ky mashkull të veçantë përderisa ajo qëndron me të?
Kurioziteti i bën femrat që të shikojnë një mashkull që ka në krah një partnere. Fakti që njëra e ka atë, do të thotë se ka diçka që e bën tërheqës. Po çfarë?
– Femra që ka në krah nuk është më e mirë se unë!
Edhe pse tingëllon shumë keq, kjo është e vërtetë. Sipas ekspertëve, femrat janë egoiste dhe “naive” për guximin që kanë për të flirtuar me një mashkull i cili është i një femre tjetër.
– Ai rri kot me atë!
Ndoshta një çift nuk jep shfaqje dashurie në publik, por kjo nuk do të thotë se nuk e dashuron femrën që ka. Konkurenca, e bën këtë femrën tjetër që është vetëm, të mendojë se ai në fakt po e gjuan dhe nuk e ka mendjen te partnerja e vet. Sa ëndërrimtare dhe pretenduese! /©Kabllogrami/