Italia ndanё buxhet për ruajtjen e gjuhёs amtare tё arbëreshëve
Qeveria italiane ka dhёnё një fond prej 165 mijë euro përfshirë në buxhetin e vitit 2018, në mbrojten dhe vlerësimin e minorancave etnike gjuhësore të pranishme në rajonin e Kalabrisë. Ndonёse e vogёl si vlerё monetare, ka domethёnien simbolike pёr aktin e kujdesit ndaj komunitetit arbёresh nё Itali, aq mё tepёr kur bёhet me dekret tё Presidentit tё Republikës, Serxhio Matarella, shkruan Kabllogrami.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i këtij rajoni Mario Oliverio, i cili komenton se “me këtë fond rajoni synon të investojë në mbrojtje dhe vlerësimin e gjuhës shqipe në shkolla e komunave arbëreshe, si një trashëgimi e identiteti të komunitetit arbëreshë.”
Fondi prej 165 mijë euro është dekretuar nga Presidenti i Republikës Serxhio Matarella, në referencë të ligjit 482/99 mbi ngritjen e Fondit Kombëar në mbrojtje të minoriteteve gjuhësore në Itali.
“Vëzhgimi i traditave, kulturave, zakoneve të pakicave etnike arbëreshe në rajonin e Kalabrisë,- është shprehur Presidenti i këtij rajoni Mario Oliverio – janë një pasuri e madhe për Kalabrinë.”
“Ne si rajon,- tha ai – synojmë të promovojmë trashëgiminë kulturore të komunitetit arbëreshë duke aktivizuar dhe fondet europiane, si dhe me nisjen e një bashkëpunimi konstant me Shqipërinë…”
Këshilltarja rajonale për kulturën Maria Francesca Corigliano është shprehur se: “synojmë të promovojmë nisma shkollore e universitare për futjen e mësimit të gjuhës shqipe në kopshte, shkolla fillore e të mesme, si dhe njohjen e së drejtës për rivendosjen e emrave origjinalë”, ka shkruar ndёr tё tjera Alba Kepi pёr oranews.tv. /©Kabllogrami/