Italia ndanё buxhet për ruajtjen e gjuhёs amtare tё arbëreshëve

Qeveria italiane ka dhёnё një fond prej 165 mijë euro përfshirë në buxhetin e vitit 2018, në mbrojten dhe vlerësimin e minorancave etnike gjuhësore të pranishme në rajonin e Kalabrisë. Ndonёse e vogёl si vlerё monetare, ka domethёnien simbolike pёr aktin e kujdesit ndaj komunitetit arbёresh nё Itali, aq mё tepёr kur bёhet me dekret tё Presidentit tё Republikës, Serxhio Matarella, shkruan Kabllogrami.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i këtij rajoni Mario Oliverio, i cili komenton se “me këtë fond rajoni synon të investojë në mbrojtje dhe vlerësimin e gjuhës shqipe në shkolla e komunave arbëreshe, si një trashëgimi e identiteti të komunitetit arbëreshë.”

Fondi prej 165 mijë euro është dekretuar nga Presidenti i Republikës Serxhio Matarella, në referencë të ligjit 482/99 mbi ngritjen e Fondit Kombëar në mbrojtje të minoriteteve gjuhësore në Itali.

“Vëzhgimi i traditave, kulturave, zakoneve të pakicave etnike arbëreshe në rajonin e Kalabrisë,- është shprehur Presidenti i këtij rajoni Mario Oliverio – janë një pasuri e madhe për Kalabrinë.”

“Ne si rajon,- tha ai – synojmë të promovojmë trashëgiminë kulturore të komunitetit arbëreshë duke aktivizuar dhe fondet europiane, si dhe me nisjen e një bashkëpunimi konstant me Shqipërinë…”

Këshilltarja rajonale për kulturën Maria Francesca Corigliano është shprehur se: “synojmë të promovojmë nisma shkollore e universitare për futjen e mësimit të gjuhës shqipe në kopshte, shkolla fillore e të mesme, si dhe njohjen e së drejtës për rivendosjen e emrave origjinalë”, ka shkruar ndёr tё tjera Alba Kepi pёr oranews.tv. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë