Kryetari i Lidhjës Demokartike të Kosovës, Isa Mustafa ka regauar ashpër ndaj deklarimeve të fundit se “LDK është peng i Albin Kurtit”. Ai ka bërë me dije se LDK është parti shtetformuese e institucionaliste dhe nuk do t’u shërbejë interesave kolaboracioniste të pushtetit që derdhin lot krokodili, përcjell Kabllogrami.
Mustafa në një postim të fundit në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se partia e tij i merr vendimet vet.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e Kosovës: shtetformuese, institucionaliste, e qendrës së djathtë. I merr vendimet vet”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
I pari i LDK’së tutje ka thënë se askush nuk ka nevojë të brengoset për partinë e tij.
“Të gjithë atyre që brengosen dhe derdhin lot krokodili për LDK-së, nga fakti se LDK nuk po iu shërben dhe nuk do t’u shërbejë interesave të tyre pushtetore dhe kolaboracioniste , u them se ata mund të vazhdojnë ta kritikojnë LDK-në, sepse ky është edhe një argument shtesë se nuk kemi asgjë të përbashkët me ta”.
Mustafa ka thënë se “Karvani i LDK-së po ec”.
“LDK është e Kosovës dhe ajo vendos vet si do ti shërbej në mënyrën më të mirë Kosovës. Karvani i LDK-së ec”, ka thënë Isa Mustafa në Facebook.
Gjatë ditës se sotme zëvendëskryeministri, Dardan Gashi, e ka dhënë një shpjegim se pse Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova po refuzon të bëhet pjesë e dialogut përfundimtar me Serbinë. Ai ka thënë se LDK po vepron siç po merr instrukcione prej Albin Kurtit. Gashi kishte qëllimin që LDK-në ta distancojë nga LVV-ja duke aluduar se LDK do të thotë tash “se ja ne s’ndikohemi nga LVV dhe po marrim pjesë ne ekipin dialogues”. Por kjo tendencë e Gashit duket skajmërisht naïve pasi që Prijësit e LDK-së nuk janë fëmijë t’i mashtrosh me këso “fore të lodhëta”. /©Kabllogrami/