Irinej vazhdon me pallavra fashiste: Ankohet pёt taksёn qё synon frikësimin dhe dëbimin e serbëve nga Kosova

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Irinej në urimin për Kërshëndellat ka theksuar se serbëve në Kosovë po u merret edhe e drejta elementare për jetën e dinjitetshme të njeriut ndërsa liria e popullit serb në këtë vend nuk është e mundur.

Sipas tij, këtë e dëshmon vënia e taksës ndaj mallrave të Serbisë që “ka për qëllim frikësimin dhe dëbimin e të gjithë serbëve nga Kosova”.

“Sërish themi se për ne çështja e Kosovës, ndër të tjera, është çështje e ekzistencës së popullit, klerit, murgjve, e shenjtoreve tona të lashta, pa të cilat nuk do të ishim këta që jemi”, citon ‘n1’, transmeton Koha.net, të ketë thënë Irinej. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë