Irani e merr me të vështirë: Arreston 17 persona që i cilëson si spiunë” të CIA-s, e disa prej tyre tashmë i ka dënuar me vdekje

Irani ka njoftuar për arrestimin e 17 shtetasve të tij, të cilët, siç i cilëson, spiunonin për llogari të CIA-s në lidhje me objektet bërthamore e ushtarake të këtij vendi, ndërsa raportohet se disa sish tashmë janë dënuar me vdekje.

Një zyrtar iranian, gjatë një konference me gazetarët, të hënën tha në Teheran se këto arrestime kanë ndodhur gjatë muajve të shkuar, por nuk ka saktësuar se sa prej tyre janë dënuar me vdekje, transmeton Koha.net.

Njoftimi vjen pas dështimit të marrëveshje nukleare midis Iranit e SHBA-së dhe ngritjes së tensioneve në Gjirin Perik. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë