‘iPhone 11’ do të ketё ekranin e lёvizshёm njejtё si Samsung Galaxy X?
‘iPhone i ri 11’ nga Apple mund të vijë me një ekran mjaft të veçantë, pasi ai mund të jetë i njëjti ekran që përdoret nga telefoni i palosshëm Samsung Galaxy X. Por a do të thotë kjo se iPhone 11 do të jetë një telefon i palosshëm?
Çështja kryesore këtu është se burimet e industrisë kanë vënë në dukje se Apple mund të blej ekranet Samsung OLED fleksibil. Ekran fleksibil (i lёvizshёm) dhe i palosshëm nuk janë e njejta gjë.
Ndërkohë që ekrani mund të jetë në gjendje të paloset, nuk do tё thotё patjetёr të përdoret për këtë qëllim. Ajo që sugjeron lajmi është se Apple ka ndërmend të bëjë një ndryshim në dizajnin e ekranit për hapin e ardhshëm të madh përpara në iPhone 11.
Tipari kryesor i këtij ekrani, përveç fleksibilitetit, është përfshirja e ndjeshmërisë së prekjes. Kjo do të thotë se sensorët e prekjes janë ndërtuar në ekran kështu që një shtresë tjetër nuk kërkohet.
Risi tjetёr mund tё jetё, një bateri më e madhe, një sensor më i madh kamere ose më shumë kamera, apo edhe një sensor të ri krejtësisht. /©Kabllogrami/