Infografikë: Kaq ditë kanë qeverisur Thaçi, Mustafa e Haradinaj që nga pavarësia
Instituti Demokraci për Zhvillim ka publikuar një grafikë, e cila tregon saktë se për sa ditë qëndruan në karrikën e shefit të Qeverisë, Thaçi, Mustafa e Haradinaj. Thaçi mban vendin e parë për nga numri më i madh i ditëve që ka qëndruar në pushtet. Gjithsej Thaҫi në dy mandate ka qëndruar në krye të qeverisë 2 528 ditë. Pas tij radhitet Isa Mustafa me 1006 ditë, e në vendin e tretë është Haradinaj me 678 ditë, transmeton Kabllogrami.
Por asnjëri nga këta nuk arriti kurrë ta ҫoj deri në fund mandatin e vet qeverisës.
Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, janë tre nga gjashtë politikanët që mbajtën postin e kryeministrit pas përfundimit të luftës, në periudha të ndara kohore.
Në inforgrafikë prezantohet jetëgjatësia e qeverive në Kosovë që nga viti 2008.
“Në vitin 2018, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar raportin për paqëndrueshmëritë e qeverive në Republikën e Kosovës. Studimi ka trajtuar tri fusha shqetësuese për zhvillimin demokratik të Kosovës: stabilitetin dhe kohëzgjatjen e qeverive, paqëndrueshmërinë zgjedhore dhe kohëzgjatjen e proceseve përfshirë negocimin dhe formimin e koalicioneve qeverisëse pas zgjedhjeve.
Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk e ka përfunduar asnjë mandat të plotë (4 vjeçar) në detyrë siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkruan në mbishkrimin e kësaj infografike të Institutit për Demokraci e Zhvillim. /©Kabllogrami/