Indonezi, cunami gёlltit xhaz grupin muzikor teksa luanin live /Video/
Cunami i të shtunës mbrëma në Indonezi ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore, teksa numri i viktimave ka shkuar deri 450 dhe i të plagosurve në mbi 800 persona, transmeton Kabllogrami.
Xhiron e rrjeteve sociale po e bëjnë fotot nga shtëpitë e shkatërruara, por edhe një video e një dallge gjigande që përplaset furishëm mbi skenën e një koncerti, ku ishin duke luajtur muzikë live grupi i xhazit nga Xhakarta, “Seventeen”.
Në këtë koncert, cunami ka shkaktuar një kërdi të vërtetë, teksa një prej anëtarëve të bandës muzikore që u “kapёrdi” nga dallga ka ndërruar jetë, ndërsa disa raportohen të zhdukur.
Vetë lideri i grupit, Riefian Fajarsyah njoftoi përmes Instagramit tragjedinë. Ndërkohë, videoja, e cila zgjat më pak se një minutë, tregon audiencën në Tanjung Lesung Beach Resort në Javan Perëndimore, që rrёmbehet nga dallga e furishme. /©Kabllogrami/
Seventeen band yg menjadi korban Di Tanjung Lesung,Banten#Banten #Anyer #Selatsunda #prayforanyer pic.twitter.com/zpETu89zsy
— ig @IGERS.BANTEN (@IgersBanten) December 23, 2018