Ilir Deda, Deputet i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar pas porosisë së Bashkimit Evropian për Kosovën, që ajo ta heqë taksën e re prej 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, raporton Kabllogrami
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Deda ka bёrё disa vёrejtje parimore, karshi përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
“Mogherini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë dhe thotë që është në kundërshtim me “frymën” e MSA-së?”
“Eh po ne, dhe jo vetëm ne në Kosovë, qe 5 muaj po kërkojmë që Mogherini të prononcohet kundër ndarjes së Kosovës; të reagojë kundër Serbisë që po punon në mënyrë agresive kundër Kosovës duke e shkelur “frymën” e normalizimit të marrëdhënieve; dhe po, po kërkojmë që BE t’i përmbushë obligimet e saj ndaj Kosovës”, ka shkruar Deda në facebook.
Sipas Dedёs, Mogherini nuk i ka mbetur mё kredibilitet.
“Çuditërisht ajo vetëm ka heshtë, mos të them që i ka injoruar këto kërkesa. Kështu e ke kur znj. Mogherini e humbë kredibilitetin”, përfundon shkrimi i Dedës. /©kabllogrami/