Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 27.06.2019 sipas astrologëve

Dashi

Nuk ndiheni të përmbushur sa u përket ndjenjave dhe kjo po ju irriton. Njerëzit që keni përreth janë duke u pyetur se çfarë po ndodh me ju. Zakonisht jeni tip i pamposhtur dhe shumë i dashur. Edhe kur zemëroheni, ju kalon shumë shpejt. Është koha të ktheni kontrollin. Bëni ndonjë masazh, banjë të nxehtë ose trajtime tjera të lëkurës. Hani ushqim të mirë në restorantin e preferuar. Nuk duhet të vuani vetëm pse po ndiheni pak të vetmuar.

Demi

Një marrëveshje për siguri financiare do të përfundojë në mënyrë katastrofale. Është më mirë të ecni vetëm sesa të kërkoni dashuri. Nëse tashmë jeni në një lidhje, është koha t’ia dëshmoni të dashurit se e çmoni zemrën e tij dhe jo kuletën. Dikush që ka qenë duke flirtuar me ju, do të bëjë një hap më tutje. Mos bini viktimë e këtij përfituesi. Është më mirë të qëndroni afër njerëzve që ua kanë dëshmuar besnikërinë e tyre tash e sa kohë. Miqësia e tyre vlen sa ari.

Binjakët

Është vështirë të gjeni punë ku paguheni sa e meritoni. Aktualisht nuk ka shumë buxhet. Nuk ndihmon as fakti që shefi juaj po tregohet i kujdesshëm me paratë e gatshme. Rezistoni dëshirës për ta lënë këtë punë. E keni më të lehtë të gjeni një vend tjetër, derisa e keni një punë. Tregohuni vigjilent kur zgjidhni një pozitë ideale për ju. Gjëja e fundit që keni nevojë tani është të merrni ndonjë vendim të shpejtë.

Gaforrja

Është paksa e frikshme të lini anash përgjegjësitë për argëtim. Gjithmonë keni qenë shumë të ndërgjegjshëm. Nuk e keni lehtë të bëni të kundërtën sepse keni frikë se do të shndërroheni në personin që po e neglizhon një proces. Mos u shqetësoni. Keni të drejtë të merrni frymë, sikurse të tjerët. Nëse plotësoni çdo teke të njerëzve do t’i nxirrni vetes telashe serioze. Miqtë tuaj të rinj duhet të mësojnë se nuk janë qendra e Universit. Nëse nuk e bëjnë, do të zhgënjehen kur të ndodhin gjëra që prekin jetën e të gjithëve.

Luani

Jeni duke përjetuar pak distancë nga familja. Në njërën anë e keni të vështirë të jetoni pa të dashurit tuaj. Në anën tjetër, është ndjenjë çliruese të ikni nga ndërhyrjet e tyre. Mos ua vini veshin disa njerëzve që po ju thonë t’i përmirësoni marrëdhëniet. Ata nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Përveç kësaj, ka ardhur koha t’i zhvilloni shijet e standardet tuaja. Vetëm pse jeni rritur në një frymë, s’do të thotë se duhet ta ndiqni gjithmonë.

Virgjëresha

Do të keni telashe me veturë ose kompjuter. Komplikimet e tyre do t’ju ngadalësojnë progresin në jetën e përditshme. Por edhe kjo e ka një anë të mirë, sepse zakonisht lëvizni me shpejtësinë e dritës. Tani që keni probleme me teknologjinë, do të mund të kaloni kohën ndryshe. Miqtë do të ju ftojnë të merrni pjesë në një ngjarje por ju nuk duket se jeni në dispozicion ta bëni. Më shumë preferoni të lexoni ose zgjidhni enigma e fjalëkryqe.

Peshorja

Nuk i keni punët mirë me para. Nuk do të mund t’i përballoni shëtitjet e shtrenjta. Kjo do të ju shkaktojë telashe në rrethin shoqëror. Në vend se të zhgënjeheni është mirë të gjeni mënyra si të argëtoheni pa shpenzuar shumë para. Luani letra, përgatitni ushqime në shtëpi dhe lexoni libra për të kaluar kohën. Edhe pse më me qejf do të bëni gjëra tjera, do të përfitoni shumë nga ky orar më relaksues. Është e rëndësishme të dukeni atraktiv dhe të pushueshëm në punë sepse shefi po ju përcjell me kujdes.

Akrepi

Do të keni telashe në jetën profesionale sepse po shikoni vetëm anët negative të gjërave. Rrini më të qetë nëse jeni në prag të një marrëveshjeje. Do ta fitoni këtë punë. Nëse nuk mund të shkoni në trajnimet e nevojshme, kërkoni ndihmën e ndonjë eksperti. Këshillat e tij do t’ ju ndihmojnë shumë. Kur dikush ju pyet si po ecën karriera, bindeni që punët po shkojnë mirë. Mundësitë e reja vijnë atëherë kur reflektoni energji pozitive.

Shigjetari

Depresioni po ua çan kokën. Do ta keni vështirë të zgjoheni nga shtrati. Pse nuk i jepni vetes pak qetësi? Fshini nga agjenda të gjitha aktivitetet shoqërore dhe shijoni një ditë relaksuese. Shikoni retë duke dëgjuar muzikë të mirë dhe shikoni komedi që ju bëjnë të qeshni. Rrini larg prej internetit. Mund të qëlloni në ndonjë faqe që nuk ua mban xhepi.

Bricjapi

Është shkatërrues fakti që miqtë nuk po ju qëndrojnë afër për ndihmë. Gjithmonë keni qenë të gatshëm t’u ndihmoni familjarëve dhe të afërmve. Tani që keni ju nevojë, askush nuk ndodhet pranë. Mbase ka ardhur koha t’i shqyrtoni këto marrëdhënie. Keni personalitet me të cilin i joshni grupet e ndryshme të njerëzve. Mbani sytë hapur për tipa që ju përshtaten më shumë.

Ujori

Në punë do të përballeni me një pengesë të turpshme. Jeni gati të pranoni fajin për një gabim edhe nëse nuk është plotësisht faji juaj. Shefi ka nevojë të dijë se dikush është gati t’i shtyjë punët përpara dhe jo t’i bllokojë ato. Kolegët tuaj do të jenë shumë të zënë duke drejtuar gishtin se problemi është krijuar nga dikush tjetër. Është mirë për ju të punoni deri vonë. Anuloni planet e mbrëmjes.

Peshqit

Dikush do t’ua hedhë fajin për një udhëtim. Mos bini pre e këtyre strategjive. Nëse keni plane dhe nuk mund të shkoni në ndonjë dasmë, s’keni pse t’i ndryshoni ato. Nuk duhet të ndiheni të obliguar të shkoni nëpër festa. Përveç kësaj, jeni duke dhënë mjaft për të afërmit. Është koha t’i kushtoni vëmendje vetes. Dikush do të provojë t’ju bindë të blini një dhuratë të shtrenjtë. Kini kujdes. Nuk është koha për lukse.

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë