Sipas ‘tanjug’ qё e pёrcjell njё deklaratё tё gazetёs tjetёr serbe ‘blic.rs’, Kryebashkiaku i Leposaviqit Zoran Todiq ka thёnё se konvoji i KFOR-it ёshtё ndalur nё njё pronё private nё fshatin Dren, komuna e Leposaviqit dhe se populli ёshtё i frikёsuar ngase s’po e dinё çka po ndodh, transmeton Kabllogrami.
Rreth 45 makina të KFOR-it sot rreth orës 10 të mëngjesit është raportuar se janë parë duke shkuar në drejtim kufirit në komunën e Leposaviqit.
Siç raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’, këto makina janë parë duke bartur edhe pajisje tё rёnda të cilat shërbejnë për të krijuar barriera, dhe ekskavatorë tё ndryshëm, dhe makina të rënda ndërtimi.
Sipas mediumeve serbe, lëvizja të tilla të KFOR-it në veri po vijnë në kohën që janë ngritur tensionet pas përpjekjeve të Kosovës për të formuar ushtrinë dhe mbështetjes që ka marrë nga aleatët për këtë nismë.
Komandanti i Forcave të NATO-së, admirali James Foggo, dje ka thënë nё Shkup se krijimi i ushtrisë është një vendim sovran i Kosovёs qё ne duhet ta respektojmё. /©Kabllogrami/